KONFERENCA E PARË E DEPARTAMENTIT DRSHIKIOGJ “KONFERENCA E SHKENCAVE TEKNIKE DIAGNOSTIKUESE DHE REHABILITUESE. SFIDAT DHE PRESPEKTIVA”

KONFERENCA E PARË E DEPARTAMENTIT DRSHIKIOGJ

“KONFERENCA  E SHKENCAVE TEKNIKE DIAGNOSTIKUESE

DHE REHABILITUESE. SFIDAT DHE PRESPEKTIVA”

 

12-13 Prill, 2018

 

Departamenti i DRSHIKIOGJ, Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike, Tiranë njofton studentët, pedagogët dhe profesionistët e shëndetit se, pas një pune intensive të stafit organizativ-shkencor të përbërë nga pedagogë të departamentit, organizohet konferenca e parë e Departamentit në data 12-13 Prill, 2018 në ambjentet e FSHMT-së.

Konferenca do të zhvillohet në 2 ditë dhe do të jetë e ndarë në 4 seanca, ku do të përfshihen:

1-Prezantime nga pedagogë dhe profesionistë të specialiteteve të ndryshme
2-Prezantime nga studentë të udhëhequr nga pedagogë
3-Prezantime individuale me poster

Kjo konferencë do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme, kryesisht nga fushat e Fizioterapisë, Logopedisë, Teknike Imazherie dhe Teknik Laboratori.

Gjithashtu, do të jenë të pranishëm dhe lektor të huaj.

Aktiviteti është në proces akreditimi dhe shumë shpejt do të bëhet i ditur numri i krediteve. Aktiviteti do të mbyllet me një libër abstraktesh me ISBN.

Afati për aplikime për të marrë pjesë në mënyrë aktive nëpërmjet punimeve shkencore është deri më 30 mars 2018 në adresën: konferencadrsh@yahoo.com
Ju mirëpresim!

Program Konference-1
Program Konference-1
Program Konference-2
Program Konference-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *