Konsiderata diagnostike dhe të ndërhyrjeve terapeutike në anemitë e moshës pediatrike dhe të adoleshencës

Konsiderata diagnostike dhe të ndërhyrjeve terapeutike në anemitë e moshës pediatrike dhe të adoleshencës

  • Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në datën 20 Mars 2018, në kuadrin e aktiviteteve të Edukimit në vazhdim, të ofruara nga Universiteti i Mjekësisë u zhvillua seminari me temë: “Konsiderata diagnostike dhe të ndërhyrjeve terapeutike në anemitë e moshës pediatrike dhe të adoleshencës”. Aktiviteti është akredituar me 3 kredite.
Është aktiviteti i parë i ofruar prej FSHMT-së,  në shërbim të të gjithë Profesionistëve të Shëndetësisë. U mbajtën katër leksione nga lektore të Universitetit të Mjekësisë, të spikatuar në fushën e anemive, mjekësisë së laboratorit dhe Transfuziologjisë. Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Prof. Anila Godo, prof Tatjana Çina. Prof. Asoc. Etleva Refatllari dhe Prof. Asoc. Manika Kreka . Pjesëmarrja ishte e madhe dhe interesi i dukshëm, gjë që do të ndikojë në organizimin e aktiviteteve të tjera.
Bashkangjitur ëshët programi i seminarit .
 
 
            Programi
  1. Ekzaminimet laboratorike në funksion të diagnozës dhe monitorimit terapeutik të anemive në moshën pediatrike.
Prof. Asoc. Etleva REFATLLARI
 
  1. Qëndrimi diagnostik dhe terapeutik para një fëmije me anemi.
Prof. Dr. Anila GODO
 
  1. Mbi sindromat talasemike dhe drepanocitare tek fëmijët
Prof. Asoc. Manika KREKA
  1. Kur dhe si duhet të përdoren në praktikën klinike transfuzionet e gjakut?
Prof . Dr. Tatjana ÇINA
 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *