Njoftim për zbatimin e Paketës për Arsimin

Në zbatim të Paketës për Arsimin, VKM-së nr.779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 269, datë 29.03.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të pare të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”dhe VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë”, njoftohen të gjithë studentët të cilët nuk kanë aplikuar, që duke filluar nga data 09.01.2019 deri në datën 31.01.2019, të dorëzojnë pranë Fakulteteve përkatëse dokumentacionin e kërkuar.

 

Në zbatim të VKM-së nr.784, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fusha prioritare dhe studentët në nevojë”, njoftohen të gjithë studentët, që duke filluar nga data 10.01.2019 deri në datën 31.01.2019, të dorëzojnë pranë Fakulteteve përkatëse dokumentacionin e kërkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *