![1](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/1-1024x867.jpg)
![2](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/2-1024x750.jpg)
![3](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/3-1024x740.jpg)
![4](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/4-1024x712.jpg)
![5](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/5-1024x656.jpg)
![6](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/6-1024x757.jpg)
![7](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/7-1024x683.jpg)
![8](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/8-1024x686.jpg)
![9](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/9-1024x807.jpg)
![10](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/10-1024x710.jpg)
![11](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/11-1024x642.jpg)
![12](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/12-1024x617.jpg)
![13](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2019/10/13-1024x683.jpg)
KONFERENCË KOMBËTARE
Kujdesi paliativ
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE –
UNIVERSITETI I MJEKËSISË – TIRANË
_____________________________________________________________________
4 -5 Korrik, Korçë
E mërkurë 4 Korrik Mbërritja e pjesëmarrësve në Korçë
E Premte 5 korrik
09:30 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 – 10:05 Fjala e mirëseardhjes : Dekan i FSHMT: Prof. Dr. Tatjana CINA
Moderatore : Manika KREKA, Fatmir PRIFTI
10:05 – 10:25 Perspektiva dhe dinamikat e kujdesit paliativ në nivel global
Ali Xhixha
10:25 – 10:40 Pyetje dhe Diskutime
10:40 – 11:00 Situata e kujdesit paliativ në Shqipëri, zhvillimet, sfidat dhe mundësitë.
Fatmir Prifti
11:00-11:15 Pyetje dhe Diskutime
11:15 – 11:35 Impakti, vlerat dhe përfitimet nga kujdesi paliativ
Irena Laska
11:35-11:50 Pyetje dhe Diskutime
11:50 – 12:15 Qasja multidisiplinare, element thelbësor në kujdesin paliativ
Rudina Rama
12:15-12:30 Pyetje dhe Diskutime
PUSHIM KAFE 12.30-13.00
Moderatore : Tatjana Cina, Vjollca Shpata
13:00 – 13:20 Infermieri pjesë integrale e shërbimit ndaj të sëmurit terminal. Roli i tij në kujdesin paliativ
Stela Muca, Liliana Sorra,
13:20-13:35 Pyetje dhe Diskutime
13:35 – 14:00 Qasjet kryesore të menaxhimit efektiv të dhimbjes dhe simptomave të tjera
Gerla Petro
14:00-14:15 Pyetje dhe Diskutime
14:15 – 14:35 Standardet dhe indikatorët e kujdesit paliativ
Admir Nake
14:35-14:50 Pyetje dhe Diskutime
14:50 – 15:10 Rrjeti, partneriteti, edukimi dhe burimet për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e kujdesit paliativ.
Manika KREKA
15.10- 15.30 Diskutime dhe konkluzione
PROGRAMI MASTER PROFESIONAL NË KUJDES PALIATIV –
RISI E FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE,
UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË
Kujdesi paliativ vijon të mbetet një shërbim i ri në vendin tonë. Ndërkohë që nevojat për këtë shërbim rezultojnë gjithnjë dhe në rritje. Prej disa vitesh, pranë spitaleve rajonale, janë ngritur njësitë e kujdesit paliativ dhe po punohet për ngritjen dhe fuqizimin e modeleve të reja të këtij shërbimi, ku roli i infermierit zë peshën dhe funksionin kryesor.
Për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave emergjente për këtë shërbim, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është hartuar dhe miratuar Programi i “Masterit Profesional në Kujdes Paliativ”, i cili ka si target group studentët e diplomuar të ciklit të parë nga IAL publike dhe jopublike.
Për këtë arsye, në datat 4-5 Korrik 2019, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë, organizoi në Korçë Konferencën Kombëtare “Kujdesi Paliativ”. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Shoqatën Ryder Albania dhe Qendrën “Mary Potter” në Korçë, dy qendra të cilat ofrojnë modele të konsoliduara dhe punojnë vazhdimisht për zhvillimin e Kujdesit Paliativ në zonat ku operojnë.
Në datën 4 Korrik 2019, pjesëmarrësit e këtij aktiviteti u mirëpritën nga Qendra “Mary Potter”. Qëllimi i kësaj vizite, siç u shprehën organizatorët e aktivitetit “Të jemi të bashkuar të gjithë në një qëllim të përbashkët, shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e kapaciteteve të infermierëve dhe studentëve për zhvillimin e Kujdesit Paliativ në të gjithë vendin”.
Në datën 5 Korrik 2019 u zhvillua Konferenca Kombëtare e Kujdesit Paliativ, e akredituar me 5 kredite nga Qendra e Zhvillimit Profesional në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim. Lektorët dhe trajnerët diskutuan në lidhje me rrjetin, partneritetin, edukimin dhe burimet e nevojshme për qendrueshmërinë dhe zhvillimin e kujdesit paliativ.
Gjithashtu për të promovuar sërish këtë Program të ri Masteri me një rëndësi kruciale për shëndetësinë tonë dhe popullatën në përgjithësi, në datën 25 Shtator në mjediset e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, u mbajt seminari i hapur me tematikë” Kujdesi Paliativ”, aktivitet shkencor i akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional, Universiteti i Mjekësisë dhe QKEV. Në aktivitet pati pjesëmarrës mjekë, pedagogë të FSHMT-së, studentë të programit Bachelor të Fakultetit tonë dhe të Fakulteteve të tjera dhe infermierë të QSUT” Nënë Tereza”
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike mirëpret të gjithë të profesionistët e shëndetësisë që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e kujdesit paliativ, të regjistrohen në Programin e “Masterit Profesional në Kujdes Paliativ” për vitin akademik 2019-2020.
UNIVERSITETI I MJEKESISE,TIRANE
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE TEKNIKE
Në datat 12 dhe 13 Prill, 2018 Departamenti i Rehabilitimit dhe Diagnostikës pranë FSHMT-së, Universiteti Mjekësis i Tiranës organizoi:
“Konferencën e Shkencave Teknike Rehabilituese dhe Diagnostikuese – SFIDAT DHE PERSPEKTIVA”.
Në takim morën pjesë pedagogë të FSHMT-së, profesionistë të fushës së Rehabilitimit, laboratorit, imazherise, mjekësisë, infermierisë etj.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Dekania e Fakultetit Prof. Dr Tatiana ÇINA
Ajo falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe grupin organizator për punën e kryer.
Më pas shefja e Departamentit të Diagnostikës dhe Rehabilitimit Prof.Asoc.Irena KOLA,
foli mbi qëllimin e konferencës dhe punën që kryhet në departament për të përkrahur kërkimin shkencor.
Në konferencë u prezantuan punime shkencore dhe u sollën risitë nga fusha e rehabilitimit dhe diagnostikës.
Në konferencë ishin të ftuar ekspertë ndërkombëtarë të cilët me prezantimet dhe demostrimet në sallë përҫuan një vështrim ndryshe ne profesionet e tyre.
Konferenca realizoi qëllimet dhe të pranishmit dhanë vlerësime maksimale për organizimin.
![IMG_0954](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0954.jpg)
![IMG_0960](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0960.jpg)
![IMG_0961](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0961-1024x683.jpg)
![IMG_0963](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0963-1024x683.jpg)
![IMG_0965](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0965-1024x683.jpg)
![IMG_0969](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0969-1024x683.jpg)
![IMG_0976](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0976-1024x683.jpg)
![IMG_0982](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0982-1024x683.jpg)
![IMG_0985](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0985-1024x683.jpg)
![IMG_0991](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_0991-1024x683.jpg)
![IMG_1010](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_1010-1024x683.jpg)
![IMG_1011](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_1011-1024x683.jpg)
![IMG_1012](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_1012-1024x683.jpg)
![IMG_1021](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_1021-1024x683.jpg)
![IMG_1033](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG_1033-1024x683.jpg)
UNIVERSITETI I MJEKESISE,TIRANE
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE TEKNIKE
Në datën 18.06.2018 pranë FSHMT, u organizua Workshop-i i dytë me tematikë: Përfshirja e leksioneve lidhur me Dhunën me bazë gjinore në curriculën e programeve Infermieri e Mami në fakultetin tonë. Kjo bëhet në kuadrin e një bashkëpunimi të Dekanatit të FSHMT dhe UNFPA.
Referuesit , pedagogë të brendshëm pranë FSHMT-së paraqitën të detajuar të dhëna mbi cfarë mendojnë të përfshijnë në syllabuset e lëndëve ku ata japin mësim ( gjatë vitit të ardhshëm akademik 2018-2019). Citojmë se lëndët e programeve mësimore ku kjo topikë gjen vend dhe ka vlerë të transmetohet tek studentët tanë janë: Shëndeti Riprodhues, Infermieristika Sociale, Infermieristika në familje, Infermieristika e Shëndetit Riprodhues, Menaxhimi i pacientëve gjatë fatkeqësive. Pediatria dhe Infermieristika në Pediatri, Toksikologjia dhe Adiksioni, Urgjenca Mjekësore, Legjislacion Mjekësor.
Takimi u përmbyll me sukses dhe u përcaktua një strategji për tu ndjekur.
![IMG-20180618-WA0004](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/06/IMG-20180618-WA0004-1024x576.jpg)
![IMG-20180618-WA0003](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/06/IMG-20180618-WA0003-1024x768.jpg)
![IMG-20180618-WA0002](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/06/IMG-20180618-WA0002-1024x768.jpg)
![IMG-20180618-WA0001](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/06/IMG-20180618-WA0001-1024x768.jpg)
![IMG-20180618-WA0000](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/06/IMG-20180618-WA0000-1024x768.jpg)
![IMG-20180608-WA0001](https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2018/06/IMG-20180608-WA0001-1024x768.jpg)