KONFERENCA

KONFERENCË KOMBËTARE
Kujdesi paliativ
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE –
UNIVERSITETI I MJEKËSISË – TIRANË
_____________________________________________________________________
4 -5 Korrik, Korçë
E mërkurë 4 Korrik     Mbërritja e pjesëmarrësve në Korçë
 
E Premte 5 korrik
09:30 – 10:00                 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 – 10:05                 Fjala e mirëseardhjes : Dekan i FSHMT: Prof. Dr. Tatjana CINA
Moderatore : Manika KREKA, Fatmir PRIFTI
 
 
10:05 – 10:25               Perspektiva dhe dinamikat  e kujdesit paliativ në nivel global
Ali Xhixha
10:25 – 10:40              Pyetje dhe Diskutime
 
10:40 – 11:00               Situata e kujdesit paliativ në Shqipëri, zhvillimet, sfidat dhe mundësitë.
Fatmir Prifti
11:00-11:15                 Pyetje dhe Diskutime
 
11:15 – 11:35               Impakti, vlerat dhe përfitimet nga kujdesi paliativ
Irena Laska
11:35-11:50                 Pyetje dhe Diskutime
 
11:50 – 12:15               Qasja multidisiplinare, element thelbësor në kujdesin paliativ
Rudina Rama
12:15-12:30                 Pyetje dhe Diskutime
 
 
PUSHIM KAFE   12.30-13.00
 
Moderatore :   Tatjana Cina, Vjollca Shpata
 
13:00 – 13:20               Infermieri pjesë integrale e shërbimit ndaj të sëmurit terminal. Roli i tij në kujdesin paliativ
Stela Muca, Liliana Sorra,
13:20-13:35                 Pyetje dhe Diskutime
 
 
13:35 – 14:00               Qasjet kryesore të menaxhimit efektiv të dhimbjes dhe simptomave të tjera
                                    Gerla Petro
14:00-14:15                 Pyetje dhe Diskutime
 
 
14:15 – 14:35               Standardet dhe indikatorët e kujdesit paliativ
 
                                    Admir Nake
14:35-14:50                 Pyetje dhe Diskutime
 
14:50 – 15:10               Rrjeti,  partneriteti,  edukimi dhe burimet për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e kujdesit paliativ.
                                   
                                    Manika KREKA
15.10- 15.30               Diskutime dhe konkluzione

 

 

PROGRAMI MASTER PROFESIONAL NË KUJDES PALIATIV –

RISI E FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE,

UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË

 

Kujdesi paliativ vijon të mbetet një shërbim i ri në vendin tonë. Ndërkohë që nevojat për këtë shërbim rezultojnë gjithnjë dhe në rritje. Prej disa vitesh, pranë spitaleve rajonale, janë ngritur njësitë e kujdesit paliativ dhe po punohet për ngritjen dhe fuqizimin e modeleve të reja të këtij shërbimi, ku roli i infermierit zë peshën dhe funksionin kryesor.

Për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave emergjente për këtë shërbim, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është hartuar dhe miratuar Programi i “Masterit Profesional në Kujdes Paliativ”, i cili ka si target group studentët e diplomuar të ciklit të parë nga IAL publike dhe jopublike.

 

Për këtë arsye, në datat 4-5 Korrik 2019, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë, organizoi në Korçë Konferencën Kombëtare “Kujdesi Paliativ”. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Shoqatën Ryder Albania dhe Qendrën “Mary Potter” në Korçë, dy qendra të cilat ofrojnë modele të konsoliduara dhe punojnë vazhdimisht për zhvillimin e Kujdesit Paliativ në zonat ku operojnë.

Në datën 4 Korrik 2019, pjesëmarrësit e këtij aktiviteti u mirëpritën nga Qendra “Mary Potter”. Qëllimi i kësaj vizite, siç u shprehën organizatorët e aktivitetit “Të jemi të bashkuar të gjithë në një qëllim të përbashkët, shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e kapaciteteve të infermierëve dhe studentëve për zhvillimin e Kujdesit Paliativ në të gjithë vendin”.

Në datën 5 Korrik 2019 u zhvillua Konferenca Kombëtare e Kujdesit Paliativ, e akredituar me 5 kredite nga Qendra e Zhvillimit Profesional në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim. Lektorët dhe trajnerët diskutuan në lidhje me rrjetin, partneritetin, edukimin dhe burimet e nevojshme për qendrueshmërinë dhe zhvillimin e kujdesit paliativ.

Gjithashtu për të promovuar sërish këtë Program të ri Masteri me një rëndësi kruciale për shëndetësinë tonë dhe popullatën në përgjithësi, në datën 25 Shtator në mjediset e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, u mbajt seminari i hapur me tematikë” Kujdesi Paliativ”, aktivitet shkencor i akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional, Universiteti i Mjekësisë dhe QKEV. Në aktivitet pati pjesëmarrës mjekë, pedagogë të FSHMT-së, studentë të programit Bachelor të Fakultetit tonë dhe të Fakulteteve të tjera dhe infermierë të QSUT” Nënë Tereza”

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike mirëpret të gjithë të profesionistët e shëndetësisë që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e kujdesit paliativ, të regjistrohen në  Programin e “Masterit Profesional në Kujdes Paliativ” për vitin akademik 2019-2020.

 

UNIVERSITETI I MJEKESISE,TIRANE
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE TEKNIKE

Në datat 12 dhe 13 Prill, 2018 Departamenti i Rehabilitimit dhe Diagnostikës pranë FSHMT-së, Universiteti Mjekësis i Tiranës organizoi:
 “Konferencën e Shkencave Teknike Rehabilituese  dhe Diagnostikuese – SFIDAT DHE PERSPEKTIVA”. 
 Në takim morën pjesë pedagogë të FSHMT-së, profesionistë të fushës së Rehabilitimit, laboratorit, imazherise, mjekësisë, infermierisë etj.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Dekania e Fakultetit Prof. Dr Tatiana ÇINA
Ajo falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe grupin organizator për punën e kryer. 
Më pas shefja e Departamentit të Diagnostikës dhe Rehabilitimit Prof.Asoc.Irena KOLA, 
foli mbi qëllimin e konferencës dhe punën që kryhet në departament për të përkrahur kërkimin shkencor.
Në konferencë u prezantuan punime shkencore dhe u sollën risitë nga fusha e rehabilitimit dhe diagnostikës. 
Në konferencë ishin të ftuar ekspertë ndërkombëtarë të cilët me prezantimet dhe demostrimet në sallë përҫuan një vështrim ndryshe ne profesionet e tyre.
Konferenca realizoi qëllimet dhe të pranishmit dhanë vlerësime maksimale për organizimin.

 

UNIVERSITETI I MJEKESISE,TIRANE
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE TEKNIKE

Në datën 18.06.2018 pranë FSHMT, u organizua Workshop-i i dytë me tematikë: Përfshirja e leksioneve lidhur me Dhunën me bazë gjinore në curriculën e programeve Infermieri e Mami në fakultetin tonë. Kjo bëhet në kuadrin e një bashkëpunimi të Dekanatit të FSHMT dhe UNFPA.

Referuesit , pedagogë të brendshëm pranë FSHMT-së paraqitën të detajuar të dhëna mbi cfarë mendojnë të përfshijnë në syllabuset e lëndëve ku ata japin mësim ( gjatë vitit të ardhshëm akademik 2018-2019). Citojmë se lëndët e programeve mësimore ku kjo topikë gjen vend dhe ka vlerë të transmetohet tek studentët tanë janë: Shëndeti Riprodhues, Infermieristika Sociale, Infermieristika në familje, Infermieristika e Shëndetit Riprodhues, Menaxhimi i pacientëve gjatë fatkeqësive. Pediatria dhe Infermieristika në Pediatri, Toksikologjia dhe Adiksioni, Urgjenca Mjekësore, Legjislacion Mjekësor.

Takimi u përmbyll me sukses dhe u përcaktua një strategji për tu ndjekur.

Universiteti i Mjekësisë Tiranë Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike Workshop: FIZIOTERAPIA KLINIKE Lektorët: MSc Endrit MONE MSc. Erisa MANE Pjesëmarrës aktiv: MSc. Andrina BRAHO BSc. Diter STAMBO Pjesëmarrës pasiv: Fizoterapistë Studentë Masteri Më datë 06.03.2019 në Amfiteatrin e FSHMT u zhvillua Workshopi me temë: “Fizioterapia Klinike”. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi fokusohej në përdorimin e aparaturave fizioterapeutike, për këtë arsye target grupi i audiencës ishin fizioterapistë dhe studentët e Masterit. Trajnimi u organizua nga pedagogia e lëndës “Fizioterapia Klinike”, Erisa Mane, në bashkëpunim me Klinikën “Fizio Plus” dhe “Physio Health”, të cilat siguruan prezencën e aparaturave në ambjentet e FSHMT. Sipas programit, aktiviteti zgjati 6 orë, përkatësisht nga ora 09:00 deri në orën 15:00 dhe u akreditua nga QKEV. Tre ishin seksionet kryesore që u shpjeguan: 1. Aparaturat fizioterapeutike (pjesa teorike) 2. Fizioterapia Klinike (pjesa praktike) 3. Teknika të reja në Fizioterapi Në pjesën e parë u diskutua për elektroterapinë, mekanoterapinë, termo dhe fototerapinë. Përvec parametrave, indikacioneve dhe kundërindikacioneve të aparaturave, pjesa e vecantë e këtij seksioni ishte prezantimi i studimeve të fundit, të cilat tregonin përdorimin e këtyre modaliteteve në patologji të ndryshme. Objektiv tjetër i arritur ishte drejtimi i studentëve në edukimin në vazhdim, kërkim shkencor dhe puna në skuadër. Pas Coffee Break, u realizua pjesa praktike me lektor MSc Endrit Mone, i cili prezantoi aparaturat e mëposhtme: Magneto, TENS, UltraSound, Tecar, ThermoGun, Laser, InfraRed. Pjesëmarrësit aplikuan te njeri-tjetri për disa minuta të gjitha aparaturat, duke shfrytëzuar njohuritë e marra në teori si dhe gjatë prezantimit me modalitetet prezente. Në seksionin e tretë, morën pjesë dy fizioterapistë, të trajnuar për teknika innovative, duke sjellë risi në Shqipëri. MSc Andrina Braho prezantoi teorikisht dhe në praktikë teknikën Dry Needing, kurse Diter Stambo demostroi Fibrolisi Meccanica. Në fund të Workshopit, gjatë ndarjes së Certifikatave, u ridiskutua për Fizioterapinë Klinike, misionin e trajnimit, objektivat e arritura, si dhe nevojën e madhe të realizimit të aktiviteteve të tilla në ambjentet e Fakultetit, disa herë gjatë një viti akademik.