Kërkimi shkencor nuk mbaron kurrë!
***
AADF nëpërmjet projektit CleanScore shpall “Konkursin Kombëtar të Punimeve Shkencore” për fushat:
1. Arsim dhe Lidership 🏫
2. Sipërmarrje dhe Ekonomi 📈
3. Turizëm Kulturor dhe Eko-turizëm 🏔

***
📚 CleanScore ka mundësuar për universitetet publike partnere qasjen në një nga libraritë digjitale më të mëdha në botë JSTOR – http://www.jstor.org.
JSTOR iu mundëson studentëve, stafit pedagogjik dhe hulumtuesve të fushave të ndryshme materiale në disiplinat dhe fushat e tyre të interesit.
📄  Për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, CleanScore ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore”.
Të gjitha punimet e dorëzuara do të vlerësohen edhe nëpërmjet sistemit për identifikimin e plagjiaturës www.akademia.al. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur vetëm për studentët që ndjekin aktualisht një program studimi në një nga universitetet partnere të CleanScore.

🏆
Çmimet për fituesit:
* Vendi i parë – 30.000 Lekë
* 2 vende të dyta – 15.000 Lekë
* 3 vende të treta – 10.000 Lekë

🗓
Afati i dorëzimit: 26 Prill – 10 Qershor
Për më shumë informacion vizitoni faqen web të CleanScore (https://cleanscore.al/konkursi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *